Auto&Tech

Mercedes A-Class i ri s’do të jetë krejtësisht elektrik

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 03 July 2018

Mercedesi paralajmëroi se gjenerata e prezantuar së fundi e linjës A Class do të ketë dy versione hibride, por nuk planifikohet të ketë motor krejtësisht elektrik.

Modelet me motor hibrid PHEVS do të quhen A220e 4Matic dhe A250e 4Matic në kombinim të motorit benzinë 1,3 litra, të zhvilluar nga Daimler dhe Renault, transmeton KP.

Dallimi i vetëm ndërmjet dy modeleve do të jetë për nga fuqia, pasi varianti me benzinë do të ketë 136 kuajfuqi, ndërsa ai më i fuqishmi do të sigurojë 163 kuajfuqi. Elektromotori në të dyja versionet do të ketë 90 kuajfuqi.

-Advertisement-

Nuk ka paralajmërime se kur linja A Class me motor hibrid do të debutojë, por pritet që kjo të ndodhë në tetor në sallonin e automobilave në Paris.

Ndërkohë, Mercedes nuk planifikon që në gjeneratën e katërt të klasës A të vendosë motor të pastër me rrymë, pasi klasën elektrike do ta koncentrojë kryesisht në nënbrendin EQ, ku tash për tash janë të njohur vetëm dy modele, EQ A dhe SUV EQ C.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera