Sport

Mercedes bën ligjin në Intelagos, Ferrari ndjek

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 11 November 2017

Ndërsa Ferrari i dha shenjat e para të përmirësimit në Brazil, Mercerdes vijon të jetë një hap para dhe arriti të vendosë kohët më të mira edhe në sesionin e fundit të provave të lira

Këtë herë ishte Bottas që bëri më shpejt xhiron, duke e ndalur kronometrin në kohën 1.09.281. Vetëm 3 të mijtat më ngadalë ishte shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, që pjesën më të madhe të këtij sesioni e zhvilloi me gomat më të forta, që pilotët do të përdorin në këtë gare.

Sa i përket Ferrarit, kishte bërë shumë përmirësime nga dy sesionet e mëparshme dhe Raikkonen e udhëhoqi për pjesën më të madhe sesionin e tretë, por koha e tij nuk shkoi më mirë se 1.09.326.

-Advertisement-

45 të mijtat më ngadalë ishte Vettel, që konfirmoi se Interlagos nuk është një pistë shumë e favorshme për Ferrarin. Probleme në prova shfaqi edhe Verstappen, që në xhiron e fundit bëri një dalje të rrezikshme nga pista.

Provat zyrtarë do të startojnë në orën 17.00 dhe të gjithë dashamirësit e F1 do të kenë mundësinë ti ndjekin në Top Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera