Mënyrat si të trajtoni kolitin ulçeroz duke konsumuar arra, ushqimet që duhet të shmangni
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 14 Tetor 2021
Koliti ulçeroz është një sëmundje inflamatore që prek zorrët dhe rektumin, ku shkakton plagë të ndryshme në pjesën e brendshme të tyre. Koliti shkakton dhimbje, fryrje dhe diarre. Sëmundja ka tendencën të përkeqësohet me konsumin e disa ushqimeve specifike siç janë: fasulet, kafeja, mishi, misri, çokollata, pijet e gazuara dhe qepët. Një studim i universitetit të Teksasit ka zbuluar se arrat ofrojnë një sërë përfitimesh kundër infamacionit të zorrës së trashë dhe rekomandohen kundër kancerit që prek këtë zonë.
Zbulimet e studimeve në Teksas tregojnë se arrat ofrojnë mbrojtje kundër kolitit, një sëmundje që prek miliona njerëz në botë. Gjatë eksperimenteve të kryera në harkun kohor të dy javëve, studiuesit vunë re se konsumi i arrave nxit riparimin e zonave të dëmtuara nga inflamacioni në zorrën e trashë dhe rrallon episodet e kolitit. Ekspertët nënvizojnë se ky zbulim nuk do të thotë që njerëzit që vuajnë nga koliti duhet të konsumojnë sasi të mëdha arrash për të shpëtuar nga ky problem. Sipas tyre, konsumi i arrave duhet të jetë gjithsesi i një niveli mesatar por i vazhdueshëm deri sa të mësohet se cili prej përbërësve aktivë të arrave lufton inflamacionin në zorrën e trashë.
Çfarë Duhet Të Shmangni Nëse Vuani Nga Koliti
Ekspertët këshillojnë shmangien e produkteve të mëposhtme nëse vuani nga koliti.
Produktet e bulmetit shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e kolitit. Por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg qumështit. Ekspertët thonë se të pasurit kolit, nuk nënkupton automatikisht intolerancë ndaj laktozës. Kjo e fundit ka shumë të bëjë me sasinë e enzimave të konsumuara të qumështit.
Misri dhe kërpudhat
Misri dhe kërpudhat treten me vështirësi, thonë ekspertët. Pavarësisht intensitetit të përtypjes, misrat sërish arrijnë të shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diarre në rastet e njerëzve që vuajnë nga koliti. Ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve që treten me vështirësi siç janë misri, kërpudhat, lakra, farat dhe arrorët.
Mishi me dhjamë
Mishi me dhjamë është një produkt që duhet t’i qëndroni larg. Më mirë zgjidhni produkte mishi pa dhjamë sepse ky i fundit arrin të përkeqësojë simptomat. Qoftet, roleja dhe mishra të tjerë të butë e të gatuar mirë treten më lehtë se bifteku.
Erëzat
Erëzat pluhur apo të bluar hollë mund të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor pa problem. Nëse gatuani me erëza ose barishte të freskëta siç janë piperi kokërr ose majdanozi, sigurohuni që t’i grini ose bluani hollë që të jenë më të tolerueshme për stomakun.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...































