Lajme

Mënyra më e re për të mbrojtur aeroplanët e saj bombardues, Rusia i mbulon me gomat e makinave

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 06 Shtator 2023

Rusia po përdor një tjetër mënyrë për mbrojtjen e avionëve të saj luftarakë, duke përdorur goma makinash.

Imazhet satelitore të bazës ajrore ushtarake Engels, në Rusinë jugore, tregojnë dy bombardues strategjikë Tu-95 me goma që mbulojnë trupin dhe krahët.

Baza ajrore, më shumë se 500 milje nga kufiri ukrainas, ishte objektivi i dy sulmeve me dronë në dhjetor, njëri prej të cilëve vrau tre ushtarakë rusë.

-Advertisement-

Është e paqartë saktësisht pse janë vendosur gomat në avion, por mendohet se kjo është një metodë me buxhet të ulët nga Rusia për të mbrojtur avionët.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy