Lajme

“Mënjanuam një tragjedi, që mund ta përfshinte gjithë fshatin”, zjarrfikësi rrëfen si u përball me zjarrin në Gllogjan

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 06 August 2023

Gjatë mesditës së të shtunës një zjarr i madh u përhap në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku pati dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarrfikësi Arjanit Hamzaj, i cili rastisi të ndodhej afër, intervenoi ani se nuk ishte në vendin e punës.

Hamzaj, në një intervistë për Klankosova.tv ka treguar luftën që ka bërë me flakët, për siç tha ai, nuk e ka hasur për 14 vjet, qëkur edhe e ushtron këtë profesion.

-Advertisement-

“Në fshatin Gllogjan si pasojë e kabllos së rrymës, si shkak fryma e madhe, e cila ka shkaktuar që të këputen telat,  u hap një zjarr, ku ka ndikuar edhe fryma”, është shprehur Hamzaj.

“Kam qëlluar rastësisht, jemi munduar që ta shuajmë zjarrin. 14 vjet kësi zjarri të këtyre përmasave nuk kam rastësisë”.

“Nuk ka pasë të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale, afër 60 vetura janë djegur totalisht dhe një depo me mjete materiale të veturave”.

Ai ka thënë se ky zjarr ka mundur ta përfshijë të gjithë fshatin, pasi sipas tij, ka ndikuar edhe fryma e madhe që ka qenë në atë kohë.

“Zjarri është përhapë nja 500 metra, ka pasë një frymë të madhe, për fat të mirë të mirë me zjarrfikësit e Deçanit dhe me të Pejës e kemi ndaluar zjarrin të shpërndahet te një shtëpi me familjarë”, tregoi Hamzaj.

“Synimi ka qenë të shpëtojmë një objekt që ka mundur me qenë një tragjedi e madhe, që të përfshihet nga zjarri i gjithë fshati”.

Hamzaj, në fund tregoi se është shpallur edhe heroi i ditës për veprimin që bëri.

Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tregoi se rasti është duke u hetuar.

“Dje rreth orë 12:40, Policia është njoftuar nga një qytetar se ne fshatin Gllogjan- Deçan janë duke u djegur disa vetura. Policia menjëherë kanë dal në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit dhe është bërë lokalizimi i zjarrit, rasti mbetet të hetohet”, u shpreh Rugova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera