Lajme

“Mendova që ishte mërgimtar” – ish-deputeti Berisha sqaron fotografinë me Fatmir Shehollin

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 26 August 2026

Hisen Berisha, i ftuar në Kosova Live, ka sqaruar fotografinë me Fatmir Shehollin.

Berisha ka thënë se nuk e ka ditur se kush është Sheholli, dhe se, ka menduar se ky i fundit ka qenë mërgimtar.
‘’Mirëmëngjesi, a mund ta bëjmë një foto, thash hajt, kur e zgjati dorën, unë mendova se është mërgimtar po të tregoj drejt, se vetëm mërgimtarët e bëjnë shqiponjën. Absolutisht , dhe pastaj një ditë tjetër, me pyet një mik tha ‘’a e dite kush u kanë ai’’, thash ‘’jo’’.”, ka thënë ai.

Por, ndryshe kishte thënë kur Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit të Kosovës i kishte thënë se “mos e tako Fatmir Shehollin veç nos rri me Fatmir Shehollin, bashkëpunëtorin e Serbisë. Dil këtu në foltore e thuaj që sdo ta takoj. Kontribut më të madh për Kosovën nuk mund të japësh”.

-Advertisement-

Atëbotë, Berisha kishte dhënë sinjale të qarta që e njihte. “Nuk dua të merrem me Fatmir Shehollin. Ai është qytetar i lirë i Republikës së Kosovës”, kishte thënë Berisha.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy