Lajme

Mendja e Drecunit: Kurti është në telashe

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 04 October 2021

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se marrëveshja e arritur në Bruksel do të respektohet.

“Kurti nuk kishte një strategji daljeje, kështu që kjo i erdhi në ndihmë. Grupi Punues që do të formohet pas zgjedhjeve do të merret me lirinë e lëvizjes. Unë u befasova nga deklarata e Escobar se Kurtit iu dha drita jeshile për masa administrative. Kurti e përdori çështjen e targave si një demonstrim të forcës’, tha Drecun, raporton TV Pink, transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se “Perëndimi nuk ka ndikim mbi Kurtin”.

-Advertisement-

Sipas tij, “Kurti është në telashe, nëse heq dorë nga ajo që tha më herët tani, se nuk do t’i respektojë marrëveshjet, se do t’i imponojë reciprocitet Serbisë”.

“Nëse ai heq dorë nga gjithçka, ai ka pësuar një humbje të madhe politike dhe do të përpiqet të krijojë probleme në mënyrë që të dalë nga ajo situatë”, thotë Drecun

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera