Opinione

MEND PËR TJETRËN HERË!

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 14 June 2024

Shumë tensione kanë ndodhur rreth urës së Mitrovicës.

A do të ketë një tjetër?

Qeveria Kurti po paralajmëron lejimin e qarkullimit në urën mbi Ibër, simbolin çerekshekullor të ndarjes së Mitrovicës.

-Advertisement-

Ambasadorët sërish reaguan. Thanë, si zakonisht: “Mos  bëni si me masat tjera, targat, dokumentet, dinarin… Ura gjithsesi duhet të hapet, por le të koordinohemi së pari.”

Më i qartë ishte ambasadori italian Antonelo de Rio. Ai tha se ura është e hapur për këmbësorë. Për automjete janë tre ura të tjera. “Mos e bëni edhe këtë hap krye në vete, pa analizën e pasojave dhe rreziqeve”. Ai rikujtoj se për urën kujdesën karabinierët italian. Nëse do të ketë reagim të ekstremistëve serbë, të parët që ndeshen me ta janë karabinierët.

Po kështu, siguria e Kosovës është përgjegjësi e KFOR-it, Sveçlat do të duhej të njoftonin nëse jo edhe të marrin leje nga këta përgjegjës dhe garantues të sigurisë të Kosovës.

Apo, ndoshta, Kurti dhe Sveçla, me sa mend që kanë, mendojnë se karabinierët dhe KFOR-i janë kot, s’na duhen fare!?

Ambasadori de Rio e vlerësoi qartë arsyen nga ku buron nevoja që mu tash të hapet ura. E cilësoi si aktivitet parazgjedhor të Kurtit, një poen shtesë në serinë e ndërmarrjeve populliste për “çlirimin e Veriut nga Serbia”. Qeveria kështu e çliron urën, ashtu si i hoqi targat dhe simbolet tjera serbe, qarkullimin e dinarit etj., çdo herë krye në vete, si sovrane që mendon se është, ndërkaq që vepron nën ombrellën e sigurisë të garantuar nga KFOR-i, e në rastin konkret edhe karabinierët.

A duhet të konsultohen Kurti dhe Sveçla me garantët e sigurisë të Kosovës?

Dhe a nuk u qortuan çdo herë, madje edhe me pasojë ndëshkimin e Kosovës me sanksione, ngrirje tashmë njëvjeçare të fondeve qindra milionëshe për zhvillimin e vendit!

Kryeministri është qortuar si teveqel çdo herë kurrë mori vendime për çështjet që e rrezikonin sigurinë pa u konsultua me partnerët. Por, ai nuk dëgjonte. Vepronte si ai tipi tuaf nga përralla domethënëse popullore mbi Teveqelin, një tip që gjithnjë kur mendonte se po bën mirë, bënte gabime dhe paudhësi, dhe kur e qortonin thoshte: “Mend për tjetrën herë!”

Në të vërtetë, morali i përrallës është se teveqeli kurrë nuk mëson nga gabimet.

A vlen kjo edhe për votuesit e Kurtit, që e kanë ndërmend ta votojnë prapë atë! Atyre po ju duket se teveqeli po ua bënë mirë ambasadorëve, nuk është në gabim ai, por ata. Ja, edhe për urën, ambasadori italian tha se ajo gjithsesi dikur duhet të hapet edhe për qarkullim të automjeteve. E po, Kurti po ngutet me e bë tash këtë gjënë e duhur!

A e mësojnë dhe si viktimat e popullzimit moralin e teveqelizmit:

Mend për tjetrën herë?

Autori është kolumnist i rregullt i Gazetës Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera