Fokus

Memli Krasniqi: Vetëvendosja është larg 50 përqindëshit

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 22 October 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është larg rezultatit që e mbërriti në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Sipas tij, në teren ka një ndryshim evident të situatës.

“48-49% Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë, as vjet, as sivjet. Metodologjinë e shoh problematike nëse ty të dalin 10% të pavendosur, kur nuk ka as rend të zgjedhjeve. Kjo mënyra qysh nxjerren këta 48-shat është pak problematike sepse ti e ke një pyetje, nuk po dua që ta zgjasë shumë, mirëpo në anglisht është njëfar “Push vote”, që është një pyetje e dytë e cila ty mundet me ta nxjerrë me hamendësim njëfar rezultati, në rast se mundohesh me i kuantifiku edhe ata që nuk janë deklaru. Por ajo nuk e ka nxjerrë kurrë, e as nuk e ka nxjerrë as afër këtyre shifrave Vetëvendosjen, as në 2024 e as në 2023, e le më në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera