Memli Krasniqi: Sot është dashur të ketë marrëveshje dhe nxënësit të fillojnë mësimin
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 13 September 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit që të tregohet burrështetas e të gjejë zgjidhje që fëmijët të kthehen në shkolla, e jo të mbajë inate politike prej pushtetari në dëm të nxënësve të Kosovës.
Lideri i opozitës, Memli Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot në takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Këshillit Grevist Rrahman Jashari është dashur të ketë marrëveshje, sepse dëmi i mosmarrëveshjes po shihet tashmë e 13 ditë.
Ai tha se familjeve, prindërve, e më së shumti fëmijëve sot ju duhet zgjidhja e jo bllokada.
“Burrështetasit nga pushtetarët i ndanë mënyra se si e shohin karakterin e qeverisjes. Për të parët, pushteti është marrëdhënie e qeveritarëve me të qeverisurit. Për të dytët, është pronësi mbi të qeverisurit. Ti Kryeministër, dialogun me sindikatat e ke nisur mbrapshtë dhe je duke e ushqyer mbrapshtë, tamam si një pushtetar, larg çdo cilësie të një burrështetasi”, tha Krasniqi.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ofroj kompromisin e mos të mbaj inat ndaj protagonistëve.
“Sepse mësimdhënësit e kanë zgjedhur Rrahman Jasharin, por qytetarët të kanë zgjedhur ty. Sot, janë qytetarët dhe fëmijët tanë, ata që janë më të dëmtuarit nga varësia jote për t’u treguar i fortë përballë sindikalistëve. E kjo nuk i takon një kryeministri. Nuk është cilësia jote si person, por premtimet tua ato që të kanë sjellë në pushtet. Nuk ka nevojë të jesh vëlla me askënd, por duhet të jesh kryeministër i përgjegjshëm për të gjithë. Prandaj, gjej rrugë dhe zhblloko situatën”, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së ka thënë se fëmijët duhet të kthehen në shkollë me urgjencë.
“Nuk ka përgjegjësi më të madhe sot dhe as agjendë më të rëndësishme për ty si kryeministër i vendit, sesa ta rimendosh e të veprosh siç kërkon arsyeja e shëndoshë, që nesër nxënësit e mësimdhënësit të nisin rrugëtimin e vitit të ri shkollor. Fëmijët vijnë të parët, të tjerat pas tyre. Për të tjerat mund të të mirëkuptojmë. Për fëmijët s’mund të ta falim këtë arrogancë”, ka thënë Krasniqi.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...