Lajme

Memli Krasniqi përkujton Nexhmije Pagarushën: Përjetësisht në kujtimet dhe zemrat tona

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 07 February 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar artisten shqiptare, Nexhmije Pagarusha, në nderë të tre vjetorit të vdekjes së saj, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar lartë krijimtarinë e Pagarushës, duke thënë se gjatë jetës së saj udhëhoqi një gjeneratë artistësh drejt misionit të vështirë.

“Tri vjet pa bilbilin e Kosovës, Nexhmije Pagarushën. Gjatë një jete me krijimtari, Nexhmija udhëhoqi një gjeneratë të tërë artistësh drejt misionit të vështirë, por jetik, të ndërtimit të skenës kulturore në Kosovë. Përjetësisht në kujtimet dhe zemrat tona, Mbretëreshë”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera