Lajme

Memli Krasniqi për Reçakun: Histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 15 January 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 45 viktimat e Masakrës së Reçakut në 23 vjetorin e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘ tha se kjo masakër i dha vulën barbarisë së Millosheviqit dhe ngriti alarmin për nevojën e ndërhyrjes së NATO-s.

Ai tha se liria jonë do të jetë e plotë vetëm atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar.

-Advertisement-

“Në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, Reçaku është një ndër plagët tona më të dhimbshme, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë. Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar“, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera