Lajme

Memli Krasniqi – Albin Kurtit: Nuk ke faj për krizën, por ke faj që nuk po gjen zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 28 December 2021

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë fjalimit të tij në seancën ku po diskutohet për krizën e energjisë tha se për këtë gjendje nuk ka faj Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Por ai tha se kryeministri ka faj që nuk po gjen zgjidhje për këtë gjendje.

“Nuk ke faj për krizën, por ke faj që nuk po gjen zgjidhje”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Po ashtu, kryetari i PDK-së tha se Kurti po e trajton këtë çështje vetëm përmes statuseve në Facebook.

“Qeveria ka dështuar që të bëjë planifikimin e duhur si në masa rregullatorë, ashtu edhe në linja buxhetore”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Ndërkaq, ai i tha Kurtit se nuk mund ta ndryshoni të vërteten se si ka qenë e kaluara.

“Para se te vini në pushtet qytetaret kanë pas dritë”, shtoi ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera