Melihate Tërmkolli tregon nëse e ka falur Tomë Gashin për ofendimin në RTK
Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 06 April 2021
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka folur rreth një përplasje që kishte pasur me avokatin Tomë Gashi gjatë një debati televiziv.
Tërmkolli tha se e ka falur Gashin duke shtuar se nuk ka çfarë të bëj me atë niveli njeriu.
Lexo Edhe:
“Jeta jonë është në rrezik” – Gjinovci thotë se ministri Vitia është i padijshëm
“Unë e kam falë në njëfarë mënyre. E kam falë sepse s’kam çfarë bëj me atë nivel njeriu. Edhe Zoti i falë të gjithë ata që bëjnë punë të këqija”, ka thënë Tërmkolli në Kanal 10.
Ndërsa Gashi mbrëmë në Pressing deklaroi se nuk i kërkon falje Tërmkollit pasi sipas tij, ajo e kishte fyer e para.
Në një debat televiziv kishte eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.
Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Dhe në këtë moment ka reaguar Tërmkolli duke i thënë Gashit se ai e kupton vetëm fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.
“Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i kishte thënë Tërmkolli, Gashit në RTK.
Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me “Zotri Tërmkolli”. “Ani Zotri Tërmkolli”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...