Lajme

Mehaj takon Gjeneralin Clark, ja çka biseduan

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 21 April 2022

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj priti sot në takim Ish-komandantin suprem të NATO-s, gjeneralin me katër yje, Wesley Clark.

Në komunikatën e ministrisë për Clark theksohet se është heroi ynë “i cili udhëhoqi operacionin ushtarak të NATO-s kundër forcave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999”.

“Ky takim është në vazhdën e komunikimeve të rregullta të Ministrit Mehaj me Gjeneral Clark, me rëndësi shumë të madhe në rrugëtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së drejtë realizimit të synimeve strategjike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

-Advertisement-

Gjithashtu të dy, përveç temave në kontinuitet, diskutuan edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik dhe ndikimin në mjedisin e sigurisë në rajonin tonë.

“Ministri Mehaj në deklaratën e tij theksoi se Gjeneral Clark, përveç personalitetit të tij madhështor në mendjet dhe zemrat tona, mbetet udhërrëfyesi ynë më i qartë në procesin e zhvillimit dhe realizimit të synimeve tona strategjike”, përfundon njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera