Lajme

Mehaj: Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 05 February 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë të FSK-së

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, po realizohen trajnimet, ku edhe trajnimi specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë.

Ministri ka shtuar se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në secilën betejë.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë

Shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë të FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet.

Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.

Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në secilën betejë.

Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera