Lajme

Mehaj shërbehet me çaj gjatë bisedës telefonike me ministrin turk të mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 18 October 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin turk të mbrojtjes, Hulusi Akar.

Ajo që ka rënë në sy në fotografinë që Mehaj e ka publikuar në Tëitter për ta ilustruar njoftimin e tij, është edhe një gotë klasike e çajit, me të cilin duket se është shërbyer gjatë bisedës me homologun turk.

Me të, Mehaj ka thënë se ka biseduar për situatën aktuale në rajon dhe bashkëpunimin bilateral me Turqinë.

-Advertisement-

“… si anëtare e NATO-s, (Turqia) është prej partnereve më të rëndësishme në proceset tona zhvillimore”, ka shkruar ministri Mehaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera