Lajme

Mehaj publikon pamje: FSK kryen stërvitje me gjuajtje

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 14 October 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”, shkruan Gazeta Infokus.

Mehaj ka publikuar një video nga kjo stërvitje dhe ka thënë se FSK-ja është duke marshuar me hapa të sigurt drejt arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota.

“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.

-Advertisement-

Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurtë drejtë arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”, ka shkruan Mehaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera