Lajme

Mehaj në takim me homologen e Kanadasë: FSK e gatshme për t’i ofruar ndihmë popullit ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 19 November 2022

Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është pritur në takim nga homologia e tij, Anita Anand.

Mehaj ka thënë se ministren kanadeze e la njoftuar për “avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë në shumë drejtime përmes implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, dhe investimit që është bërë në blerjen e armatimeve e shkollimin e kuadrove të reja të oficerëve e ushtarakëve në përgjithësi, e me theks të veçantë hapat që kemi ndërmarrë për inkuadrimin e vajzave në FSK, dhe trajnimin për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse”.

Përtej kësaj ka thënë se kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve, e sidomos bashkëpunimin sa i përket misioneve të përbashkëta ushtarake.

-Advertisement-

“Me këtë rast e njoftova dhe për gatishmërinë që kemi për t’i ofruar ndihmë popullit ukrainas qoftë përmes trajnimeve për kërkim-shpëtim apo dhe deminimit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Temë tjetër diskutimi ishte dhe rëndësia që Republika e Kosovës të anëtarësohet në BE dhe në NATO, ngase Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë ka nevojë për shtete që përqafojnë politikat evropiane”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera