Lajme

Mehaj kujton vëllezërit Bytyqi: Drejtësia duhet vendosur

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 08 July 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi në përvjetorin e tyre.

Mehaj tha se ata luftuan trimërisht e nuk ranë në betejat për çlirimin e atdheut, por u vranë mizorisht nga shteti serb pikërisht pas lufte.

Ai ka thënë se drejtësia duhet vendosur sepse të vrarët nuk harrohen.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Sot kujtojmë vëllezërit Agron, Yll e Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë të cilët iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për idealet, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Ata luftuan trimërisht e nuk ranë në betejat për çlirimin e atdheut, por u vranë mizorisht nga shteti serb pikërisht pas lufte.

Ekzekutimi i tyre ashtu si edhe i shumë shqiptarëve të tjerë, dhe mos kërkim falja nga shteti serb, autor i mijëra krimeve në Kosovë, tregon për një mendësi të pandryshuar të shtetit gjenocidal, që fajëson viktimat e le të lirë kriminelët.

Drejtësia duhet vendosur, sepse të vrarët nuk harrohen!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera