Lajme

Mehaj falënderon kongresistin Torres për mbështetjen ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 16 March 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar kongresistin amerikan Ritchie Torres, për fushatën lobuese për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO dhe BE.

“Miku im, Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, vazhdon fushatën lobuese për anëtarësimin e përshpejtuar të vendit tonë në NATO e BE”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka thënë se pas deklaratave publike zyrtare në instancat politikëbërëse amerikane, Kongresisti Torres tani më këtë e bënë edhe me thirrjen për njohjen e shtetit tonë edhe nga Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

-Advertisement-

“Ju faleminderit shumë miku im Ritchie Torres, që demonstroni vlerat më të larta të përfaqësuesit të denjë të lirisë, paqes dhe demokracisë amerikane”, ka shkruar Mehaj.

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO, u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Torres, duke u kërkuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre, u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, vende këto të BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera