Lajme

Mehaj dekoron ushtarët dhe zyrtarët e dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 20 December 2022

Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, ka ndarë gjatë ditës së sotme medalje e mirënjohje për ushtarët dhe zyrtarët e dalluar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, dhe Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan Gazeta Infokus.

Mehaj ka shkruar se ka pasur kënaqësinë që të ndaj këto medalje e mirënjohje siç u shpreh ai të merituara për shërbim të shquar në detyrë .

“Sot pata kënaqësinë që, bazuar në autorizimin tim zyrtar dhe referuar në Rregulloren për Medalje dhe Mirënjohje, të ndajë medaljet dhe mirënjohjet për ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2022. Me medalje “Shërbim i Shquar”, të cilët janë dalluar për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Më tej ka përmendur dhe emrat e gjithë atyre që ka dekoruar.

“Dekorova: nënkolonel Fadil Sahitin, major Remzi Bushin, major Fatmir Lamin, major Manushaqe Nurën, kapiten Arlind Bajramin, kapiten Gëzim Avdiun, toger Nuhi Pronaj, rreshter major Faton Bujupi, rreshter master, Faik Kurtishi, rreshter i klasit të parë, Astrit Bashota, rreshter shtabor Blerim Teraku, rreshter shtabor, Naim Berisha, rreshter shtabor Nazif Latifi, rreshter Marigona Haxhiu, rreshter Arjan Zogaj, dhe ushtare e klasit të parë, Entrita Brahimi. Me “Mirënjohje” për kontributin e dalluar të dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, dekorova: zv. Shefin e Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Burim Abazi, zyrtarin për plane dhe analiza buxhetore, Bashkim Asllani, shefin e sektorit për plane dhe analiza logjistike, Enver Mehmeti, zyrtaren e transformimit, modernizimit dhe standardizimit, Miradie Bajrami, ligjëruesin e QSU-së, Prof.Dr. Durim Abdullahu, zyrtaren ligjore të SHPFSK-së, Albana Çeku dhe zyrtarin e administratës të SHPFSK-së, Luan Trepça”, ka përmendur gjithë ata që ka dekoruar Mehaj.

Duke ju uruar suksese të mëtutjeshme në karrierë ai është shprehur dhe mirënjohës për shërbimin e tyre patriotik.

“Shumë urime për të gjithë e suksese edhe në të ardhmen në karrierën profesionale e institucionale! Mirënjohje e lartë për shërbimin institucional e patriotik!”, ka shtuar ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera