Meghan Markle zbulon ushqimin e parë që ha çdo mëngjes

Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 06 April 2018
Ka shumë gjëra që ne akoma nuk i dimë për Meghan Markle, që do të martohet me Princin Harry këtë pranverë. Por dimë se çfarë ha çdo mëngjes. Princesha e ardhshme nuk e lë këtë vakt të shëndetshëm asnjëherë, sepse, siç dihet, të mban deri vonë të ngopur, të përqendruar dhe të shëndetshëm. Por mëngjesi i saj është kaq i lehtë sa mund ta bëni në shtëpi ose edhe në zyrë: tërshërë me banane.
Sipas Insider, ky është një nga mëngjeset tipike të modeleve dhe aktoreve, veçanërisht kur janë në xhirime të serialeve. “Në ditët e xhirimeve, Markle lë shtëpinë e saj në orën 4:15, por nuk harron ta hajë mëngjesin në orët e ardhshme gjatë ditës”,- raporton artikulli.
Por, para se të nisë mëngjesin, aktorja sigurohet që të ketë ujë me limon – një mënyrë e shkëlqyer për metabolizmin në mëngjes: ndihmon të djegësh kalori gjatë gjithë ditës. Po kështu, ujë me limon shërben edhe si detoksifikim.
Markle është edhe fanse e pijeve dhe lëngjeve jeshile, të cilat ajo i konsumon gjatë ditës në vend të një filxhani kafeje për t’u ndjerë energjike.
“Është e thjeshtë të biesh në kurthin e nxitimit dhe të rrufitësh shpejt e shpejt një kafe”,- ka thënë Markle për Today. “Por në qoftë se përziej mollë, kale, spinaq, limon dhe xhenxhefil në mikser në mëngjes dhe e marr me vete në punë, gjithmonë gjej diçka më të mirë se kafja për të pirë”.
Një tjetër mënyrë që Markle qëndron gjatë gjithë ditës me energji është edhe ndërprerja e glutenit nga dieta. Ajo thotë se ky vendim ka bërë një “ndryshim të madh”, madje i ka përmirësuar edhe lëkurën. “Definitivisht përpiqem të shmang gjërat që më bëjnë të ndihem e lodhur”,- tha ajo për Shape.
Por, kjo nuk do të thotë se nuk merr kënaqësi të tjera. Aktorja pranon se “kurrë nuk e humb shansin për të provuar makarona të shijshme sa herë udhëton.”
Dieta e Markle, siç e shihni, nuk duket e tmerrshme. Nëse zgjidhja juaj e Vitit të Ri është të hani shëndetshëm, patjetër që një rekomandim i mirë është edhe kjo dietë: ujë i ngrohtë me limon dhe lëngje jeshile.

Të tjera
-
As këtë herë jo – Dështimi i 14-të, Kuvendi numëron dështimet, jo votat
Procesi i konstituimit të Kuvendit po vazhdon të zvarritet, pasi përpjekj...
-
Berisha: Votoni, votoni, sot është një ditë e dytë vere
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin të...
-
Nga Ferma VIP te kutia e votimit, Frederik Ndoci: E vetmja ditë që ka njeriu në këtë botë është dita e zgjedhjeve
Jo vetëm diaspora, por në këtë 11 maj për herë të parë në Shqipëri ndodh që g...
-
Haziri i përgjigjet Kurtit para seancës: S’ka vakuum institucional në politikë
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka arritur në Kuvendin e Kosovës për të marrë...
-
Kutitë e votimit transportohen me mushkë
Jemi në fshatin Bele në njësinë administrative Zapod të Kukësit, ku një mushk...
-
Voton Presidenti Bajram Begaj: Proces i qetë, qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre
Presidenti Bajram Begaj, së bashku me bashkëshorten, Armanda Begaj kanë votua...
-
Kurti dhe VV’dje bënë politikë në amfiteatër, UP tre ditë më herët e hoqi ndalesën për tubime partiake në hapësirat e saj
Dje Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm brenda ...
-
VV s’heq dorë nga votimi i fshehtë, Peci: Duhet, sepse vullneti i plotë i gjithësecilit është i rëndësishëm
Vetëvendosja nuk heq dorë nga votimi i fshehtë për Albulena Haxhiun si e prop...
-
Në Fushë Krujë qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten
Nis votimi në qendrën numër 1302/00 në Fushë Krujë. Në 50 minuta janë par...
-
Rama thirrje shqiptarëve: Sot është Dita e Shqipërisë, votoni
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar ditën e sot...
-
100-vjeçari hedh votën në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946
Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë. ...
-
E pazakontë në Lushnjë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgj...