Lajme

Kutitë e votimit transportohen me mushkë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 11 May 2025

Jemi në fshatin Bele në njësinë administrative Zapod të Kukësit, ku një mushkë e ngarkuar me kuti votimi sfidon terrenin e thyer për të siguruar vijueshmërinë e procesit zgjedhor.

Në një zonë ku teknologjia dhe infrastruktura moderne ende nuk kanë depërtuar, shteti gjen mënyra për të mos lënë askënd jashtë procesit demokratik.

Banorët e paktë të mbetur në këtë fshat të thellë malor pritet të hedhin votën e tyre sot, me shpresën për një të ardhme më të mirë./JOQAlbania

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera