Lajme

VV s’heq dorë nga votimi i fshehtë, Peci: Duhet, sepse vullneti i plotë i gjithësecilit është i rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 11 May 2025

Vetëvendosja nuk heq dorë nga votimi i fshehtë për Albulena Haxhiun si e propozuar e tyre për Kryetare të Kuvendit. Faton Peci, deputet i Vetëvendosjes, tha se kjo për arsye të realizimit, sipas tij, “të vullnetit të plotë” të partive tjera politike.

“Është e rëndësishme vullnet i i plotë i gjithësecilit, dhe kjo votimi i fshehtë. Ajo që dihet deri sot, siç ka thënë Kurit, kryeaparlamentari i takon Vetëvendosjes…është e definume me Kushtetutë”, tha ai para gazetarëve.

“Sa i përket emrit çështja është se nuk është problem emri. Partitë politike, si Hykmete Bajrami, kanë thënë se nuk e votojnë askënd na VV”, shtoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera