Mediumi serb: Vuçiç ndoshta s’e nënshkruan deklaratën e përbashkët të Samitit, problematik pika e sanksioneve ndaj Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 06 December 2022
Fillimisht refuzoi – edhe pse tani pranoi – të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet të martën e 6 dhjetorit në Tiranë, si shenjë proteste ndaj reagimit të butë të BE-së ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili emëroi Nenad Rashiç’in, ministër për Komunitete dhe Kthim, ndërsa, sot pikërisht në vigjiljen e fillimit të takimit në fjalë e përditshmja serbe, Danas, ka raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiç, ka shprehur rezerva për ta nënshkruar deklaratën e përbashkët të samitit.
Kjo pasi në njërën ndër pikat e kësaj deklarata të përbashkët shtetet e Ballkanit Perëndimor do të angazhohen të vendosin sanksione ndaj Rusisë.
Serbia është i vetmi shtet e cila ka refuzuar ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në në raport me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.
Cilat janë pikat kryesore që do të trajtohen në Samit?
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka bërë të qartë piketat ku do të ndalet në mënyrë më të gjerë Samiti mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor.
Sipas Michel, katër gjëra janë themelore për këtë samit.
E para lidhet me integrimin e Shqipërisë dhe gjithë rajonit në bashkësinë evropiane, duke përmendur edhe faktin se mund të ketë një deklaratë të përbashkët mes Tiranës dhe Shkupit, për rrugën e përbashkët evropiane.
Pika e dytë lidhet me liberalizimin e vizave për Kosovën, mbi të cilën do të ketë sërish bisedime pas vendimmarrjes se bllokimi virtual i vizave, do të jetë i hequr më 1 janar 2024.
Këtë pikë, e ka theksuar edhe kryeministri slloven, Robert Golob, me të cilin Michel ishte në deklaratë të përbashkët.
E treta pikë, lidhet me efektin energjetik që lufta në Ukrainë ka pasur në gjithë kontinentin dhe përgjigjen që i duhet dhënë krizës.
Paketa financiare të larmishme janë lëshuar nga Bashkimi Evropian për Ballkanin sa i përket përballimit të krizës energjetike dhe një paketë tjetër është parashikuar për ndihma të mëtejshme.
Shtylla e katërt, do të jetë ajo e sapo prezantuar nga Komisioni Evropian, lidhur me përballimin e fluksit migrator nga rruga ballkanike.
Kjo gjë, përmes një plani pesë pikësh, do të bëjë të mundur uljen e fluksit sipas Michel dhe do të rrisë më tej angazhimin evropian për ndihmën reale në rajon. Një prej pesë pikave, është edhe ajo e linjëzimit të regjimit të vizave mes vendeve të unionit dhe atyre të rajonit, duke nënkuptuar se Ballkani duhet të përafrojë kriteret me Evropën për vendet e treta, që të ketë kështu edhe një integrim më të shpejtë.
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...