Sport

Mediet në Turqi vazhdojnë të komentojnë largimin e Vedat Muriqit

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 16 February 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat turke, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi prizrenas u largua nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, duke nënshkruar marrëveshje me gjigantin italian, Lazio.

27 vjeçari nuk ka arritur të gjej formën e duhur në Serie A, për dallim nga Superliga turke.

-Advertisement-

Në një emision sportiv në Turqi, gazetari i njohur turk Mehmet Yilmaz, ka komentuar sërish largimin e Muriqit, duke thënë se ai duhet të qëndronte tek Feneri.

“Muriqi është dashur të qëndronte. Nëse ai do të rrinte këtu në Fenerbahce ai do të kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme me ekipin”, ka deklaruar Yilmaz.

Kujtojmë që deri me tani Vedat Muriqi ka shënuar vetëm dy gola në ndeshje zyrtare me Lazion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera