Lajme

Mediat serbe: Vuçiq ngrit ushtrinë në gatishmërinë më lartë ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 26 May 2023

Pas tensioneve në veri, ku serbët janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë lëvizjen e zakonshme duke urdhëruar ushtrinë serbe të jetë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë.

Siç njofton N1, këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

“Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën”, tha Vuçeviq për Pink TV nga qendra e Beogradit.

-Advertisement-

Siç tha ai, ushtria do ta përmbushë absolutisht urdhrin e Vuçiqit dhe do ta mbrojë sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e jetës së të gjithë qytetarëve të saj.

Gjatë ditës së djeshme janë betuar kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit.

Ndërsa sot para ndërtesave të këtyre komunave janë mbledhur qytetarët serbë për të kundërshtuar futjen e kryetareve të rijnë në to.

Në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe pjesëtarëve të Policisë, janë dështuar edhe të shtëna armësh e është hedhur edhe gaz lotsjellës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera