Mediat serbe sulmojnë ashpër Vuçiqin: Fajtor kryesor për tensionet në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
07:03 | 30 May 2023
Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës tensionet janë rritur ndjeshëm dhe frika e konfliktit të armatosur është shtuar. Por sipas mediave serbe, si Kurti ashtu dhe Vuçiç po shfrytëzojnë situatën për të bllokuar dialogun.
Por sipas “Nova.rs”, faktor kryesor mbetet Vuçiç. Sipas saj, bojkotimi i zgjedhjeve në veri nga Lista Serbe ka bërë që të krijohet kjo situatë.“Vuçiç përjetoi një tjetër dështim nga i cili dëmin më të madh e pësojnë banorët e katër komunave në veri të Kosovës. Fillimisht i inkurajoi serbët që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, pastaj të bojkotojnë zgjedhjet, për pasojë nuk ka më kryetarë serbë dhe në fund për shkak të kundërmitingut boshatisi veriun e Kosovës dhe tani jemi në prag të konfliktit”, shkruan media serbe.
Sipas saj, tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë kanë qenë intensive vitin e fundit, me zbutje të herëpashershme gjatë negociatave mes dy palëve në Bruksel.
“Është një klishe e vjetër që duhen dy për ta luftuar, ashtu si tangoja, por këtë herë është e vërtetë e pashmangshme. Kurti nga njëra anë nuk dëshiron t’i qetësojë marrëdhëniet, ndërsa nga ana tjetër Vuçiç i ka bërë keq komunitetit serb me kundër tubimin e tij”, shkruan media serbe.
Sipas saj, Vuçiç i mori militantët e tij në veri të Kosovës dhe i dërgoi në tubimin që mbajti të premten, duke i lënë hapësirë Kurtit që të dërgojë emrat e zgjedhur në votime.
Ndërkohë, ish-ministri për Kosovën dhe Metohinë, Goran Bogdanoviç, thotë për Nova.rs se fajtori kryesor për situatën aktuale në Kosovë është pa mëdyshje Lista Srpska.
“Natyrisht që qeveria në Beograd është përgjegjëse për situatën aktuale, por përgjegjësinë më të madhe e kanë përfaqësuesit e Listës Serbe. Ata janë ata që përfaqësojnë popullin serb këtu, ose kështu thonë ata. Dhe se si e përfaqësojnë popullin tonë shihet më së miri në 10 vitet e fundit dhe me të gjitha lëvizjet që kanë bërë në dëm të qytetarëve. Inkursioni i fundit i njësive speciale të policisë së Kosovës në vetëqeverisjet lokale në veri të Kosovës është dëshmi se nuk ka paramendim dhe përgjegjësi për lëvizjet”, tha Bogdanoviç për Nova.rs.
Sipas medias serbe, nga një distancë e caktuar, vërehet se vendimi për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës pashmangshëm bëri që shqiptarët të jenë kryetarë të katër komunave me shumicë serbe.
“Rezultati logjik ishte se serbët humbën ndaj atyre pak shqiptarëve për shkak se morën pjesë në zgjedhje, gjë që krijoi rrugë të lirë. Ajo që ishte e vështirë ishte qëndrimi i serbëve se nuk do të lejonin që shqiptarët të hyjnë në institucionet serbe, ku valonte flamuri serb. Albin Kurti ka shfrytëzuar situatën e tensionuar, ndonëse një krizë e re në veri mund të parandalohej”, shkruajnë mediat serbe.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...