Lajme

Mediat në protestë, “Demokracia vdes në errësirë!”

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 20 June 2023

Gazetarët në Kosovë janë bërë bashkë për t’i bërë ballë vendimeve arbitrare të pushtetit kundër mediave.

“Demokracia vdes në errësirë”, bazuar në moton e “The Washington Post”, është slogani zyrtar i fushatës së gazetarëve dhe mediave në Kosovë për mbrojtjen e punës së tyre dhe lirinë e medias në vend.

Kështu ka nisur edhe fushata e paralajmëruar e gazetarëve dhe mediave në Kosovë në mbrojtje të punës së tyre, që tashmë ka nisur të cenohet rendë përmes vendimeve arbitrare të pushtetit.

-Advertisement-

Tendenca e pushtetit ka shpërfaqur tentimin për mbylljen e mediave, siç është rasti i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Mbyllja e mediumeve e zhytë shtetin në terr të plotë të informimit profesional e të paanshëm, andaj edhe vetë “Demokracia vdes në errësirë”.

Marrë shkas nga rasti i Klan Kosova, gazetarët në Kosovë kanë filluar të “protestojnë” përmes sloganit “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”.

Fushata ka logon e saj, sloganin dhe cakun e qartë: Ta mbrojë median nga pushteti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera