Mediat në Beograd: Lista Serbe kërkon garancë për kërkesat e saj, formimi i Qeverisë të hënën
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 09 September 2017
Serbët do të hyjnë në Qeverinë e re të Kosovës, pasi të marrin garancë jo vetëm për tri poste ministrore, por edhe për disa çështje të rëndësishme, siç janë: formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, mbrojtjen e pronës dhe kthimin e sigurt të serbëve.
Pasi që mediat në Kosovë të mërkurën në mbrëmje raportuan se Lista Serbe, pas negociatave disa orëshe me “koalicionin e luftës” dhe me Behgjet Pacollin, ka fituar Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Kthimit dhe Ministrinë e Bujqësisë, sipas tyre intrigat rreth formimit të qeverisë duhej të kishin përfunduar, shkruan Gazeta “Blic” e Beogradit.
Mirëpo, edhe pse Kuvendi i Kosovës u konstituua dhe Slavko Simiq u zgjodh nënkryetar i Parlamentit, të cilin do ta udhëheq Kadri Veseli, Lista Serbe nuk dëshiron të flasë nëse do ta përkrahë zgjedhjen e Ramush Haradinajt për Kryeministër.
Sipas burimeve të gazetës “Blic” të afërta me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Serbisë, përkrahjen e Haradinajt për nuk do të mjaftojnë vetëm tri poste ministrore për Listën Serbe: përkrahja e serbëve kushtëzohet në kërkesa shumë më të detajuara, transmeton Telegrafi.
“Lista Serbe është faktor kyç që do të mundësojë formimin e Qeverisë Haradinaj dhe serbët këtë rast nuk do ta lëshojnë. Edhe pse shqiptarët do të kenë menduar se Ministria e Bujqësisë – e cila fillimisht i ishte premtuar Pacollit – do të kënaqte oreksin e tyre, kjo nuk do të jetë kaq e thjeshtë. Ajo që bashkësia serbe kërkon është të kuptuarit më thellë të problemit të serbëve dhe përkrahje më e madhe nga institucionet në Prishtinë. Kërkesat e para do të jenë: formimi i menjëhershëm i Asociacionit të Komunave Serbe, mbrojtja e pasurisë serbe në tërë Kosovën, jo vetëm në veri, privatizimi i sinqertë i ndërmarrjeve dhe garantimi i kthimit të sigurt të popullatës (serbe). Pikërisht me këto çështje do të merreshin ministritë të cilat u janë besuar serbëve, por vendimet që ati i marrin duhet të përkrahen edhe nga kreu”, thotë bashkëbiseduesi i gazetës.
Këto do të jenë temat qendrore në konsultimet e paralajmëruara me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të cilat në fakt me të madhe po ndodhin, duke pasur parasysh se komunikimi është i çdoditshëm.
Megjithatë, sado shpejt të përparojnë ato, konsultimet me siguri nuk do të përfundojnë sot, prandaj vështirë është të pritet formimi i Qeverisë së Kosovës para të hënës. /Telegrafi/
Të tjera
-
Komuna e Graçanicës thotë se i janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit për korrupsion
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Koso...
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave të turmave në Kosovë
Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë përfunduar trajnimin ...
-
Mbyllet institucioni paralel serb në Mitrovicë të Veriut
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një...