“Më të mirët”, Girona mahnit edhe Xavin: Janë spektakolarë, bravo u qoftë!
Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 11 December 2023
Girona nuk u ndal as përballë Barcelonës. Surpriza e këtij sezoni në La Liga, fitoi 2-4 derbin katalanas, duke siguruar për herë të parë në histori një sukses në fushën e Barcelonës.
Triumfi i jashtëzakonshëm kundër kampionëve në fuqi, ka ngjitur Gironan të vetme në krye të renditjes me 41 pikë, dy më shumë se Reali i Madridit. Ndërkohë që diferenca me skuadrën e Xavit ka shkuar 7 pikë.
Ky i fundit, theksoi pas ndeshjes se skuadrës i mungoi saktësia dhe efikasiteti, ndërkohë që nuk i kurseu elozhet për ekipin kundërshtar, që zhvilloi një futboll fantastik dhe e meritoi fitoren.
“Pësuam një goditje të rëndë, sepse kishim shpresa të shkonim në një pikë pas Gironas dhe dy pikë pas Realit… Tani jemi 7 pikë larg kreut, pesë nga Reali dhe barazim me Atletico Madrid, që ka luajtur një ndeshje më pak.
Ky është realiteti ynë. Kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër. Unë mbetem pozitiv, i besoj skuadrës, por u ndeshëm me një kundërshtar të jashtëzakonshëm. Sigurisht që nuk luajtëm keq, por humbëm. Detajet ndikuan.
Duhet të vazhdojmë të punojmë fort, nuk ka zgjidhje tjetër. U goditëm fort edhe vitin e kaluar, por në fund fituam dy trofe”, theksoi trajneri i Barcelonës. I cili e cilësoi Gironan si rivalin më të mirë me të cilin është përballur.
“Ata kanë shumë merita për çfarë po bëjnë. Po udhëheqin kampionatin dhe janë 7 pikë sipër nesh. Urime të sinqerta, bravo u qoftë. Trajneri Michel dhe lojtarët po zhvillojnë një punë spektakolare”, theksoi 43-vjeçari.


T� tjera
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...
-
Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa
Kryeministri i vendit, ka përgëzuar lojtarët e kombëtares së Kosovës për ‘’lo...































