Sport

Me rezultat të papritur mbyllet pjesa e parë e takimit ndërmjet Prishtinës dhe ‘kamerierëve’ të ekipit nga San Marino

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 22 June 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Folgores dhe Prishtinës, që po zhvillohet në kuadër të raundit preliminar në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 45 minutave lojë ekipet kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’, Prishtina është duke e dominuar ndeshjen, por rastet e krijuara nuk po arrijnë ti shndërrojnë në gol.

-Advertisement-

Në anën tjetër futbollistët e Folgores vetëm po mbrohen dhe në pjesën e parë nuk arritën ta rrezikonin portën e ekipit kosovar asnjëherë.

Kujtojmë se skuadra nga San Marino është ekip gjysmë amator, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve kanë edhe punë të dyta, e disa punojnë edhe kamerierë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera