Sport

Me rezultat befasues mbyllet ndeshja miqësore mes Rabotniçkit dhe Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 27 July 2021

Ekspedita e klubit të Gjilanit ka disa ditë që është akomoduar në njërin prej hoteleve në Strugë, aty ku po e kryen fazën e fundit përgatitore para fillimit të edicionit të ri, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas seancave stërvitore ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi po zhvillon edhe ndeshje miqësore.

E një të tillë gjilanasit e kanë luajtur sot ndaj Rabotniçki, ku kanë barazuar me rezultat 0-0.

-Advertisement-

Kjo ishte ndeshja e tretë miqësore e Gjilanit, ndërsa takimin e fundit kontrolluese ‘kuqebardhët’ do ta zhvillojnë nesër (28 Korrik) ndaj Skënderbeut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera