Lajme

Me rënien e temperaturave, Policia e Kosovës apelon: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ngrica e akull

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 20 December 2022

Pas rënies së temperaturave ditëve të fundit Policia e Kosovës ka nisur të bëj thirrje për kujdes të shtuar ku vozitet e sidomos në zonat ku ka mundësi krijimi akulli, si ura, rrugë rurale e malore, shkruan Gazeta Infokus.

“KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË ME NGRICA E AKULL! Pas reshjeve të shiut në shumë segmente rrugore ka rrjedhje të ujit, ku me rënien e temperaturave në këto lokacione krijohen shtresa të akullit që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik, përveç kësaj kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura dhe në rrugë rurale e malore ku mund të krijohen ngrica dhe shtresa të akullit. Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes të shtuar në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej kanë shkruar se respektimi i disa rregullave të komunikacionit janë mjaft me rëndësi për krijimin e qarkullimit të rregullt dhe pa kolona.

-Advertisement-

“·Përqendrohuni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit! ·Mbani distancën në mes mjeteve! ·Përdorni pajisjet dimërore! ·Përdorni rripin e sigurisë! ·Respektoni kufizimet e shpejtësisë konform kushteve atmosferike të krijuara! ·Mos përdorni telefoni mobil gjatë ngasjes! ·Mos kryeni parakalime të ndaluara apo mos bëni manovra me mjet në rrugë! ·Në rast të ndonjë ngadalësimi në qarkullim apo krijim të kolonave prisni në shiritin tuaj dhe në asnjë mënyrë mos provoni të bëni tejkalime të rrezikshme!”, kanë bërë thirrje  Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera