Lajme

Më pak se 10 ditë afat për të përfituar punëtorët dhe punëdhënësit

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 07 October 2021

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka thënë se kanë mbetur më pak se 10 ditë afat për të përfituar nga masa që mbështet formalizimin e punëtorëve, transmeton Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se çdo i punësuar që deklarohet në ATK, e që nuk ka qenë i deklaruar para periudhës tatimore korrik 2021, mund të përfitojnë mbështetje edhe punëdhënësi, edhe punëtori.

“Punëdhënësi përfiton mbështetje prej 10% të pagës së punëtorit të deklaruar (për të paguar kontributet pensionale të punëtorit), çdo muaj deri në qershor 2022.  Ndërsa punëtori përfiton mbështetje prej 50 euro/muaj për 3 muaj radhazi.

-Advertisement-

Pagesa e subvencionit bëhet në fund të muajit, për 3 muaj radhazi,” shkruan Murati.

Murati gjithashtu tregoi edhe Proceduat për të përfituar punëdhënësit dhe të punëtorit.

“Për të përfituar punëdhënësi, duhet të deklarojë punëtorin në deklaratën mujore në platformën EDI në ATK, dhe pastaj të plotësojë “Kërkesën për Subvencionim” në platformën EDI. Pagesa e subvencionimit bëhet çdo muaj në llogarinë e biznesit, dhe mund të deklarohen deri në 30 punëtorë.

Për të përfituar punëtori, pasi të jetë deklaruar nga punëdhënësi në EDI, duhet të plotësojë formularin në vijim me nr.personal dhe të dhënat tjera, dhe të zgjedhë opsionin “Masa 1.2: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim ”, deklaroi Murati.

Murati shtoi se është një mundësi e mirë për bizneset meqenëse kontributet pensionale ua paguan shteti dhe për të punësuarit ku përveç burnusit që marrin, do të përfitojnë edhe nga pagesa e kontributeve pensionale.

“Kjo është një mundësi e mirë për bizneset që të formalizojnë të punësuarit, meqenëse kontributet pensionale deri në mesin e vitit të ardhshëm ua paguan shteti. Kurse në anën tjetër, të punësuarit përveç bonusit që marrin, do të përfitojnë edhe nga pagesa e kontributeve pensionale, dhe shumë përparësi tjera që mundëson një vend pune i deklaruar, ka shkruar Murati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera