Lajme

Me një video në serbisht, Kurti uron Krishtlindjen ortodokse

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 06 January 2023

Kryeministri Albin Kurti, me një video në gjuhen serbe, i ka uruar Krishtlindjet ortodokse qytetarëve të këtij besimi.

“Në kohën e festave të fundvitit, kur festojmë paqen, dashurinë dhe shpresën, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks ju uroj Krishtlindjet”, ka thnëë Kurti.

“Ju uroj që festat t’i kaloni në paqe dhe mirëqenie, së bashku me të gjithë më të dashurit tuaj dhe me fqinjët tuaj në Kosovë. Çdo ditë të vitit të ri, le të punojmë fort dhe me ndershmëri, me motivim të ndërsjellë për bashkëjetesë dhe mirëkuptim, për drejtësi dhe falje, sepse me këto vlera, së bashku inkurajojmë një të nesërme më të mirë”, thuhet tutje në urimin e Kryeministrit.

-Advertisement-

Qytetarëve Kurti në fund u ka uruar “një Krishtlindje të lumtur dhe të bekuar!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera