Me nderime ushtarake i jepet lamtumira e fundit zyrtarit të FSK-së dhe ish-ushtarit të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus
20:11 | 10 October 2026
Me nderime të larta ushtarake është varrosur sot në Polac të Skënderajt, Ali Ngucati, zyrtar i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të FSK-së, në homazhet e mbajtura në Shtëpinë e Kulturës në Skenderaj morën pjesë familjarë, miq, kolegë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë.
Pas homazheve u mbajt edhe një akademi përkujtimore, ku u vlerësua kontributi i tij gjatë luftës çlirimtare dhe në ndërtimin e institucioneve të sigurisë pas luftës,
“Në emër të Komandantit të FSK-së dhe të gjithë ushtarakëve, fjalën e mori zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, i cili pasi shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët, vlerësoi lart kontributin e çmuar, përkushtimin dhe angazhimin e Ali Ngucatit në shërbim të atdheut, duke theksuar rëndësinë e veprës dhe angazhimit të tij ndër vite, që nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e deri në formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Në Akademi gjithashtu folën nënkryetari i Komunës së Skënderajt, z.Fadil Nura, nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, z.Faik Fazliu, dhe në emër të familjes vajza Alisa Ngucati, të cilët vlerësuan lartë kontributin e Aliut si në luftë po edhe pas luftës në krijimin e institucioneve të sigurisë në vende”.
“Ali Ngucati ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada 114 e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe vdekja e ndau në pozitën civile, zyrtar i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I ndjeri la pas vetes babanë, bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të cilët i rriti dhe i edukoi me dashuri, përkushtim dhe frymë të thellë atdhedashurie, duke ua përcjellë vlerat dhe idealet që e karakterizuan edhe vetë gjatë gjithë jetës së tij”, thuhet në njoftimin e FSK-së./

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
































