Lajme

“Më mirë vonë se kurrë”, Hoxha për deklaratën e Konjufcës: Është filozof

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 11 September 2024

Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit Konjufca për ngritjen e aktakuzës ndaj grupit terrorist në Banjskë i cili ka thënë “më mirë vonë se kurrë”.

Hoxha tha se kjo është një deklaratë prej një filozofi, çfarë është me profesion Konjufca.

Sipas Hoxhës, më mirë është një aktakuzë e qëndrueshme dhe e bazuar në prova.

-Advertisement-

“Një deklaratë në bazë të profesionit, sa e di unë z. Konjufca është filozof dhe në këtë kontekst besoj që mund t’i flenë kjo, “më mirë vonë se kurrë”, ndërsa ata që i njohin çështjet juridike do duheh të thoshin dhe ashtu është, më mirë një aktakuzë e qëndrueshme e bazuar në prova të qëndrueshme duke arsyetuar një dyshim të bazuar mirë e cila do të kalojë në gjykatë dhe do ta argumetojë atë sulm terrorist i cili është bërë ndaj rendit kushtetues dhe ligjor  të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxha në emisionin “Ditarit në Tëvë 1.

Ai ka vlerësuar se ngritja e aktakuzës është brenda  afateve të arsyeshme ligjore që i përcakton Kodi i Procedurës Penale.

Dy javë para se të bëhen një vit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka ngritur aktakuzë për 45 persona. Në mesin e tyre, kryesori u përmend Milan Radojçiqi derisa veprat penale që po akuzohet ai dhe 44 të tjerët lidhen me terrorizmin. Nga Prokuroria tregojnë për hetimet shumë pak, duke mos publikuar as aktakuzën dhe as emrat e të përfshirëve të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera