Më mirë edhe se Mo Salah, Broja kërcënim për Lukakun, Werner dhe Havertz
Autori: Gazeta inFokus
09:58 | 17 December 2021
Tifozët e Chelseat mund të kenë të drejtë kur mendojnë se Armando Broja do të jetë “blerja” e madhe e sezonit të ardhshëm, një lojtar i gatshëm për të lënë shenjë në “Stamford Bridge”. Numri 9, i lindur në Slough, që tani numëron gjashtë gola për Southamptonin, por në vetëm 5 ndeshje ka luajtur që nga minuta e parë.
Pas huazimit nga “blutë” e Londrës te “Shenjtorët”, fillimisht u kritikua nga Ralph Hasenhuttl, që u shpreh se “fillimi i tij ishte i ngadaltë”, por trajneri e mori për një bisedë kokë më kokë, në zyrën e tij, duke ia bërë të qartë talentit shqiptar që çfarë priste nga ai. Që pas këtij momenti, duket se Broja po e shijon futbollin e tij. Karakteristika e tij më mbresëlënëse është shpërthimi dhe vendimmarrja në një të tretën e fundit të fushës. Në pamje të parë, Broja mund të duket sikur e mban shumë topin, por ai, me qetësinë dhe vetëbesimin që e karakterizon, kërkon opsionin më të mirë për të shënuar. Pak lojtarë të moshës së tij e kanë këtë kthjelltësi mendimi.
Talenti i tij bën që goditjet që jep të jenë të pakrahasueshme me ato të lojtarëve të tjerë, që drejton Hasenhuttl. Ka potencialin e jashtëzakonshëm që një ditë të jetë lider i padiskutueshëm i sulmit në një nga klubet në të mëdha të botës, te Chelseai apo diku tjetër.
Efikasiteti në goditje është i një shkalle të lartë. Broja shënon gol vetëm pas katër tentativave drejt portës (24%), një normë shumë më e lartë se e Che Adams (14%) dhe Adam Armstrong (5%). Me këtë statistikë ka mposhtur disa nga më të mirët e Premier League-s, si: Mo Salah (21%), Heung Min-Son (19%) dhe Romelu Lukaku (15%).
Kundër Crystal Palace, shënoi nga distanca, edhe pse kishte mundësi të shpërthente në zonë. Ishte instikti i tij që e çoi drejt këtij vendimi. Goditja e tij ishte e saktë dhe kishte fuqi të mjaftueshme për të mposhtur portierin Jack Butland.
Ishte një gol nga asgjëja, që do ta shënonte vetëm një lojtar që shpërthen me besim. Një gol i kalibrit të Danny Ings, që i bëri përshtypje kapitenit James Ward-Prowse.
“Javë pas jave, Broja është rritur gradualisht, si person. Është shumë i sigurt, gjë që është fantastike”, – tha anglezi, duke folur për uebsajtin e klubit.
“Armando është djalë i ri. Ne kemi disa djem të rinj që luajnë së bashku, gjë që është e mrekullueshme. Ai e udhëhoqi mirë linjën e sulmit. Është i fortë fizikisht, mund të vrapojë, të mbajë topin, ka aftësi të shkëlqyera teknike.”
Chelsea-t nuk i munguan ofertat për Brojën në verë, por në fund vendosi ta huazonte te Southamptoni, ku sulmuesi shqiptar ka mbështetjen e përditshme të bashkëlojtarëve të fëmijërisë, Dynel Simeu dhe Tino Livramento. Tashmë ai është bërë mik i ngushtë me Nathan Tella dhe Yan Valery.
Broja është vetëm 20 vjeç, me mundësi të mëdha përmirësimi. Thomas Thuchel që tani po fërkon duart, duke ëndërruar që verën e ardhshme do ta kthejë Brojën në “Stamford Bridge” si “bomberin” e Premier League-s. Nëse nuk do të huazohet sërish, një mes Kai Havertz, Romelu Lukakut ose Timo Wernerit duhet të gjejë ekip tjetër.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...

































