Sport

Më këtë rezultat mbyllet ndeshja Alaves – Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 30 November 2019

Real Madridi më mund të madh ka arritur që të shënoj fitore si mysafir i Alavesit me rezultat 1-2, në duelin e vlefshëm për javën e katërmbëdhjetë në La Ligë, shkruan Gazeta inFokus.

Mbretërit nga Madridi e dominuan në tersi pjesën e parë, por nuk arritën të shënoni gol dhe 45 minutat e parë u mbyllën me rezultat të barabartë 0-0.

45 minutat e dytë Reali i nisi më mirë dhe në minutën e 52’ krijuan avantazhin e parë me golin e shënuar nga Sergio Ramos, i cili realizoi më kokë pas një harkimi fantastik nga Tony Kroos.

-Advertisement-

Vendasi arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 65’ me golin e Perezit.

Por, Los Blancos arritën që pas vetëm katër minutave ta rikthenin epërsinë.

Carvajal shënoi në minutën e 69’ për rezultatin përfundimtar 1-2.

Pas kësaj fitoreje Real Madridi renditet i pari me 31 pikë, ndërsa Alavesi mbetet i trembëdhjeti me 18 pikë./Gazeta infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera