“Më keq sesa intervenimi është veç zmbrapsja”, Matoshi tregon si të veprohet tash e tutje me veriun
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 27 May 2023
Analisti dhe gazetari Halil Matoshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës teksa ka thënë se më keq se intervenimi është vetëm zmbrapsja. Ai ka dhënë disa opsione se çfarë duhet të bëjnë opozitarët e pushtetarët pas ndodhive të fundit në veri.
Matoshi në Facebook’un e tij ka thënë se politikanët dhe qeveria duhet të sillen me përgjegjshmëri dhe kujdes për ta rikthyer besimin e qytetarëve në veri dhe t’i riparojnë përplasjet me partnerët strategjikë, SHBA-të, NATO-n e BE-në nëpërmjet zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
“Qeveria e Kosovës por edhe politikanët e opozitës duhet me u sjellë me përgjegjshmëni dhe kujdes maksimal e racionalitet për me e rikthy besimin e qytetarëve serbë në veri të vendit, tue i mbrojtë të drejtat e njeriut dhe liritë civile si dhe me i riparu përplasjet me partnerët strategjikë (ShBA-në, NATO-n dhe BE-në) tue u zotue se ka me e zbatu Marrëveshjën e Ohrit me përpikmëni e pa obstruksione.”, ka thënë Matoshi.
Së dyti, Matoshi është shprehur se Policia po i trajton qytetarët në veri dhe të drejtat e liritë e tyre si pronën e tyre, për çka shpreh lavde.
“Policia e Kosovës deri më tash, po i trajton qytetarët atje dhe të drejtat e liritë e tyne, si dhe pronën e tyne, në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme për çka duhet lavdue!”, ka thënë Matoshi.
Ai gjithashtu është shprehur se operacioni do ta përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sipas tij, Vuçiq duhet t’i inkurajojë serbët e katër komunave veriore të kthehen në institucione.
Matoshi ka pikëpamjen se Serbia duhet të pranojë se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë dhe Kosova duhet të pranojë zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat veriore, shkruan Paparaci.com.
“Besohet se Operacioni i djeshëm ka me e përshpejtu zbatimin e Marrëveshjës së Ohrit, pra kthimi në legalitet i procedurave Kushtetuese për themelimin e Asociacionit nga ana e Qeverisë kosovare, kurse Aleksandar Vučić duhet t’i inkurajojë serbët e katër komunave veriore të Kosovës që të kthehen në institucionet e ligjshme të shtetit kosovar përfshi edhe pranimin e rendit simbolik të tij në veri. Pra Serbia e pranon realitetin se nuk ka me pasë një Republika Srpska të dytë në Kosovë, pra Jo Asociacin me kompetenca ekzekutive, kurse Kosova pranon zgjedhje të jashtëzakonshme për pushtetin vendor në katër komunat veriore në afat optimal për tre muej, që do të kishin legjitimitet popullor e demokratik.”, thotë Matoshi.
Ai ka thënë se objektet komunale në veri do të duhej të siguroheshin nga KFOR-i.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...