Sport

Me barazimin e sotëm, Kosova lë mbrapa këto kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 25 March 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka debutuar në ciklin eliminator të Kampionatit Evropian “Euro 2020” me një barazim kundër Bullgarisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka barazuar 1:1 me Kombëtaren e drejtuar nga Petar Hubchev, shkruan Zëri.

Kosova ndodhet në Grupin A me Kombëtare si Bullgaria, Anglia, Çekia dhe Mali i Zi.

-Advertisement-

Ndërkaq, me barazimin e sontëm, Kosova renditet në vendin e tretë me një pike të grumbulluar.Kështu, djelmoshat e Bernard Challandes e dërgojnë numrin e ndeshjeve pa humbje në 12 duke lënë mbrapa Kombëtare si Brazili, Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika e Franca.

Për suksesin e Kosovës tani ka shkruar edhe kompania e basteve “bet365”, duke listuar ndeshjet pa humbje të skuadrave në nivel ndërkombëtar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera