Më 5 nëntor mbahet protestë për tërheqjen e 30% të Trustit

Autori: Gazeta inFokus
12:08 | 27 October 2022
Të shtunën e ardhshme me 5 nëntor përmes një marshi paqësor nga Biblioteka Kombëtare e deri tek Qeveria e Kosovës do të kërkohet tërheqja e 30% të Trustit.
Iniciator i peticionit të qytetarëve për Trustin, Adnan Jashari tha se meqenëse Qeveria e Kosovës po i ngadalëson proceduat për këtë nismë legjislative, atëherë po organizojnë këtë protestë.
Sipas tij tërheqja e kursimeve pensionale është urgjente dhe e domosdoshme në këtë kohë kur qytetarët po ballafaqohen me rritje enorme të çmimeve.
“Ka kaluar afati ligjor dhe Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë mendim rreth nismës legjislative të qytetarëve për projektligjin e tërheqjes së kursimeve të Trustit deri në 30%, andaj ne si grup dhe iniciativë në grup që ka rreth 28 e 700 anëtarë kemi menduar që t’i ndryshojmë format pasi që Qeveria po i ngadalëson hapat e saj drejt miratimit të projektligjit dhe kemi menduar që javën e ardhshme të mbahet një protestë e qetë, paqësore, t’i tregojmë Qeverisë dhe Kuvendit që kërkesa e qytetarëve është e sinqertë, urgjente dhe e domosdoshme në këtë kohë kur qytetarët po përballen me një krizë enorme të ngritjes së çmimeve…Të shtunën në ora 12:00 përballë Qeverisë dhe Kuvendit”, tha ai.
Kurse, bashkë-organizatori i kësaj proteste, Visar Dili u shpreh se protesta do të nis përmes një marshi nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij qytetarët po marrin kredi për të kaluar dimrin, prandaj i bëri thirrje ekzekutivit por edhe opozitës ta mbështesin këtë iniciativë.
“Mbledhja e qytetarëve do të filloj më herët, rreth orës 10:30, mendojmë ta bëjmë një marsh nga Biblioteka Kombëtare deri tek Qeveria….Duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës dhe deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që të dalin njëzëri dhe t’ua mundësojnë qytetarëve që ta kalojnë dimrin pak më të lehtë…. kanë marr edhe kredi për të kaluar dimrin, mos t’i zhysim qytetarët në borxhe nga këtu pres dhe i bëj thirrje Qeverisë dhe deputetëve që të reflektojnë mbi këtë vendim dhe tua mundësojnë qytetarëve tërheqjen e atyre mjeteve pasi ato mjete tashmë janë rreth 215 milionë euro që janë të humbura nga Trusti, ajo është shuma që do ta mbulonte tërheqjen ajo shumë nuk do të shkonte kot por do të qëndronte në vend”, theksoi Dili.
Tashmë nisma legjislative e qytetarëve për tërheqjen e 30% të kursimeve pensionale nga Trusti ndodhet në Kuvendin e Kosovës./kp

Të tjera
-
Formimi i qeverisë, Murati: Po presim certifikimin e rezultateve
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dek...
-
Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
2 mijë e 85 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. ...
-
“Nuk kemi pasur të keqe me askënd” – flet xhaxhai i 19 vjeçarit të vrarë në Vushtrri
Axha i Ardit Zymerit, 19-vjeçarit të vrarë mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri,...
-
Vjosa Osmani e Rifat Jashari shkojnë në kullën e Haradinjave për Epopenë e Dukagjinit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dë...
-
Arrestohet një grua në Vranidoll sụlmoi zyrtaren policore
Një incident ka ndodhur të dielën në fshatin Vranidoll gjatë trajtimit të një...
-
Abdixhiku në 26-vjetorin e bombardimeve: Fundament i lirisë dhe shtetësisë tonë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar 26-vjetorin e bombardimeve të ...
-
Arrestohet një person në Podujevë, kạnosi verbalisht një tjetër
Është arrestuar një person në Dobratin të Podujevës, pasi i njëjti dyshohet s...
-
Krasniqi: Kosova, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon, mirënjohje e përjetshme NATO-s
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot, në...
-
Prokuroria jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit: Ende nuk dihet motivi që çoi te ky rast tragjik
Prokuroria Thelemore në Mitrovicë ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 or...
-
Trump: Nuk ka njeri në botë që mund ta ndalojë Putinin përveç meje
Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi ka realizuar një intervistë me the...
-
Emisari amerikan optimist për bisedimet për Ukrainën, thotë se Putini “dëshiron paqe”
I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, është shprehur optimist më 23 m...
-
Ngjarja e rëndë në Vushtrri, i dyshuari për vrạsjen pranon fajësinë
I dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit nga arma e zjarrit mbrëmjen e të dielës ...