Sport

McGregor mund të mos luftojë më në kafaz

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 30 November 2017

Presidenti i serisë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC, Dana White, është duke u munduar të arrijë marrëveshje me superyllin irlandez Conor McGregor, por ka thënë se ka gjasa që ai të mos luftojë më në kafaz.

McGregor nuk ka luftuar në UFC që nga fitorja me nokaut ndaj Eddie Alvarezit në nëntor të vitit 2016, transmeton Koha Ditore.

Dhe me McGregorin tash një prej sportistëve më të paguar në planet pas meçit luksoz të boksit kundër Floyd Mayweather Jr. më herët këtë vit, White ka sugjeruar se ka mundësi që koha e McGregorit në UFC të ketë mbaruar.

-Advertisement-

Duke folur nga selia e UFC-së në Las Vegas, White ka thënë: “Conor mund të mos luftojë më. Ai djalosh ka fituar 100 milionë dollarë nga një përballje boksi. Unë njoh persona që kanë bërë shumë më pak se kaq, kanë qenë juristë dhe kanë shkuar në shkollë gjithë jetën”.White dhe UFC është e kuptueshme se po interesohen për të nënshkruar me McGregorin për një kontratë të re për të luftuar. Irlandezi është ylli më i madh në histori të UFC-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera