Sport

McGregor: Dua ta tejkaloj Cristiano Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 03 November 2017

Conor McGregor vazhdon ta bëjë të qartë dëshirën që ka për tituj dhe për të fituar para në çdo luftë që e bën.

Ylli irlandez i UFC, i cili tha se do ta mposhte Flyod Mayweather në një rimeç pasi u rrah nga boksieri amerikan gushtin e kaluar, ka shtuar se po ashtu dëshiron ta shënojë emrin e tij në mesin e atletëve më të paguar në botë, transmeton Express.

Ai ka thënë se njëra prej synimeve të tij është të bëhet miliarder në të ardhmen dhe të radhitet sa më lartë që është e mundur në listën prestigjioze që revista “Forbes” e përpilon me 100 atletët më të paguar.

-Advertisement-

“Synimi im është të jem miliarder dhe jam në rrugë të mirë për t’u bërë. Synimi im i radhës do të jetë në qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm kur do të shfaqem në listën e Forbes në mesin e 100 atletëve më të paguar”, ka thënë ai.

“Vitin e kaluar Cristiano Ronaldo ishte numër 1, unë isha numër 24, me 34 milionë besoj. Vitin e ardhshëm Flyod Mayweather do të jetë numër 1, unë do të jem numër 2 e Ronaldo do të jetë numër 3”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera