Rozë

McGowan iu ofruan para për të fshehur ngacmimin seksual nga Weinstein

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 30 October 2017

Rose McGowan, e cila ka akuzuar Harvey Weintsein për përdhunim, thotë se një muaj më parë “dikush i afërt” me producentin i ofroi asaj 1 milion dollarë për të mos folur për takimin e dyshuar seksual me të, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se 60 gra kanë akuzuar Weinstein për ngacmim seksual. Shtatë prej tyre e kanë akuzuar për përdhunim. Ai ka mohuar akuzat, dhe kërkoi falje për sjelljen e kaluar ndaj kolegëve dhe ka kërkuar trajtim. Policia në Los Angeles, Londër dhe New York, po heton për të dhe ai është shkarkuar nga kompania e tij.

McGoëan shkroi në Twitter se Weinstein e përdhunoi atë. Ajo nuk tregoi se ku ndodhi sulmi i supozuar.

-Advertisement-

Ajo poashtu zbuloi se iu ofrua një ofertë, duke thënë se dikush i afërt i Weinstein i ofroi 1 milion dollarë për të heshtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera