Gjesti gati! “Veshu ndrequ” në xhirimet e skenave të fundit

Autori: Gazeta inFokus
15:44 | 21 May 2025
Gjesti ka ngritur pritshmëritë e publikut pas njoftimit të bërë pesë ditë më parë, ku zbuloi se po vjen me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Veshu ndrequ”.
Ky paralajmërim ka ngjallur menjëherë entuziazëm tek fansat e tij, të cilët janë gjithmonë në pritje të hiteve të reja nga artisti.
Së fundmi, në një postim në Instastory, Gjesti ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga prapaskenat, duke konfirmuar se xhirimet e videoklipit po finalizohen tashmë, dhe se kënga do të publikohet javës që vjen.
Nga ajo që është parë deri tani, pritet të jetë një projekt i realizuar me kujdes të madh, në stilin energjik dhe origjinal që e karakterizon Gjestin.
Ky projekt i ri duket se është vetëm fillimi i një vere të mbushur me ritëm, koncerte dhe hite të reja.
Gjesti ka paralajmëruar një sezon të ngarkuar artistik, duke premtuar se do të jetë shumë aktiv me performanca kudo ku ka shqiptarë dhe mbrëmje muzikore që do të lënë gjurmë.
Kënga “Veshu ndrequ” pritet të jetë një nga kolonat zanore të kësaj vere, dhe pa dyshim do të dëgjohet kudo pasi ende pa u publikuar është shndërruar në një hit!

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...