Lajme

Mbyllet seanca/ Kurti në takim, nuk kthehet në debatin për dialog, opozita thotë se s’ka kuptim të vazhdohet pa të

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 13 February 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është kthyer në Kuvend për ta vazhduar debatin për dialogun, pas pauzës që deputetët kërkuan, pasi Kurti lëshoi seancën.

E, për shkak të mos prezencës së tij, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar që seancë të mbyllet dhe të vazhdojë tjetër ditë.

Sheat e Grupeve parlamentare të tri partive opozitare kanë deklaruar se nuk ka kuptim të mbahet debati për dialogun, pa qenë i pranishëm kryeministri Kurti.

-Advertisement-

Ndërsa, VV ka thënë se kryeministri është në një takim dhe se në vend të tij do të jetë zëvendëskryeministri që është i ngarkuar për dialog.

Seanca është mbyllur për të vazhduar një tjetër ditë kur do ta caktojë kryesia e kuvendit, pasi opozita nuk deshi ta vazhdonte atë pa Kurtin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera