Mbyllet një restorant në Prizren pas dyshimeve për helmim të tetë qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 03 August 2024
Dyshohet se të dielën e kaluar tetë persona janë helmuar në një restaurant në qendër të Prizrenit.
Si rezultat ekipi i Inspektoratit Regjional të Prizrenit vendosë ta mbyllë lokalin deri në marrjen e rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK).
“Ju njoftojmë se Inspektori Regjional i Prizrenit me të marrë informatën se në lokalin në fjalë dyshohet se tetë persona janë të hospitalizuar ka dalë në teren për inspektim dhe ka mbyll lokalin në fjalë deri në daljen e rezultateve nga IKShPK-së”, thuhet në përgjigje e Inspektoratit për “Betimi për Drejtësi” dërguar të premten.
Në anën tjetër, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thotë se kanë bashkëpunuar me Inspektoratin Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të njëjtët janë angazhuar në marrjen e strishove nga higjiena personale dhe ambienteve të punës, mirëpo në sqarim thuhet se gjatë inspektimit kanë hasur në rezistencë nga subjekti në fjalë dhe si pasojë e kësaj ekipi veterinar është tërhequr.
“Inspektori sanitar është angazhuar në marrjen e strishove nga higjiena personale dhe ambienteve të punës, kurse inspektorët veterinar të bëjnë mostrimin e produkteve ushqimore. Fillimisht strishot janë marrë nga ana e inspektorit sanitar, kurse me të filluar te marrja e mostrave të produkteve inspektorët kanë hasur në rezistencë verbale nga ana e subjektit ku me këtë rast është tërhequr ekipi veterinar”, thuhet në përgjigje.
“Më pastaj është krijuar ekip tjetër inspektuese e udhëhequr nga koordinatori i Zyrës se AUV-së Prizren. Gjatë procedurës mostruese janë marrë 4 mostra të produkteve të mishit (pleskavic, qebap, qofte dhe mish i bardhë pule) të pafërguara dhe 2 mostra të sosrave. Gjatë kohës se kryerjes së inspektimit kemi pasur rezultate të analizave të koprokulturës së pacientëve”, thuhet tutje.
Tutje, thuhet se AUV është në pritje të rezultateve laboratorike të mostrave dhe varësisht nga gjetjet do të ndërmerren veprimet sipas procedurës ligjore.
Në anën tjetër, në një përgjigje të spitalit të Prizrenit dhënë për “Betimi për Drejtësi” të enjten thuhet se tetë pacientët e helmuar pas kontrollit të bërë janë lëshuar për në shtëpi./Betimi për Drejtësi
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...